Lutfi Haziri kërkon nga Glauk Konjufca ta përqafojë Isa Mustafën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që ta përqafojë ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nëse Konjufa ia jep dorën Mustafës për letrën që ia ka kërkuar Mogherinit, për rolin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin duhet ta përqafojë, njofton Shqip.

“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqaf. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë”.

Kujtojmë se Konjufca ka folur për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë.

Konjufca në një intervistë në RTV 21 ka thënë se letra në fjalë sot po i ndihmon shumë Kosovës.

Konjufca: Qe dora, bravo Isa Mustafës për letrën e Mogherinit

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv

You may also like