Lushtaku: Luftë s’do të ketë – Kurti vetëm do që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se nuk beson se do të ketë luftë në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai kë shtuar se Kryeministri Albin Kurti më këto deklarata vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë.

“Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu”.

“Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë”.

“Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin Kosovën”.

klankosova.tv

You may also like