Lushnja sërish pa trajner, përfundon misioni i Hasallës

by admin
Spread the love

Nuk ka qetësi te Lushnja, që mbetet sërish pa trajner, pasi ka përfunduar edhe aventura e Blerim Hasallës në krye të pankinës së lagunarëve.

Ai u komandua të drejtonte provizorisht ekipin deri në mbyllje të vitit 2022 dhe tani pritet që klubi të emërojë trajnerin e katërt për këtë sezon.

46-vjeçari mori tri pikë në dy ndeshje (0-5 me Dinamon dhe 1-0, me Orikun) dhe e largoi ekipin nga zona e rënies. Për gjatë gjithë kampionatit ai ka qenë zyrtarisht zv.trajner, por që ndoshta do ta mbajë edhe pas janarit.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, tekniku konfirmon se nuk do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Lushnjës në vitin 2023. /Oversport.tv

 

You may also like