Lushaku-Sadriu: Kurti po i vë në sfidë miqtë tanë ndërkombëtarë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, vlerëson se kryeministri po i vë në sfidë miqtë tanë ndërkombëtare lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Siç u shpreh në emisionin Edicioni Special në Shqip, ajo tha se tani kemi parë edhe reagime me shkrim nga nivelet më të larta të ShBA-së dhe shteteve të BE-së, dhe se po shohim që ato janë të vendosura që të na mbajnë konsekuentë dhe të fillojnë në një formë të heqin asistencën e tyre për proceset tepër jetike që i ka Kosova.

“Këtë nuk e kemi parë ndonjëherë që është përdorur ndaj Kosovës dhe për këtë ne shpresojmë shumë që kryeministri në një kohë emergjente të marrë një tjetër vendim dhe të reflektojë që të ndryshojë ky kurs i diskursit”.

“Janë tepër shqetësuese edhe klasifikimet e kryeministrit që po bëhen karshi këtyre aleatëve tanë sepse është duke u krijuar një situatë tërësisht e pakontrolluar dhe tërësisht pa vizion. Nuk sjellë asnjë të mirë, e vë Kosovën në një pikëpyetje, relacionet tona me miqtë tanë dhe është totalisht shqetësuese”, deklaroi Lushaku.

Tutje ajo tha se si LDK i bëjnë thirrje qeverisë që të reflektojë sa më shpejt dhe t’i ndërrojë qëndrimet e saj.

“Normalisht që edhe për ne janë tepër të rëndësishme rendi dhe ligji, por kur janë në pyetje relacionet ndërkombëtare, pozita jonë ndërkombëtare, raporti ynë me aleatët… ajo është një pjesë që Kosova historikisht ka dhënë shumë për ta ndërtuar deri këtu dhe ne nuk mund të rrezikojmë për disa vendime që i merr kryeministri e qeveria totalisht të pakoordinuara, të rrezikojnë aleanca tona ndërkombëtare dhe pozitën tonë ndërkombëtare që Kosova e ka ndërtuar me vite”, u shpreh Lushaku e LDK-së.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like