Lumë golash në “Loro Boriçi”/ Vllaznia Mund Dinamon 6-3

by admin
Spread the love

Vllaznia dhe Dinamo, dhuruan një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e së hënës në “Loro Boriçi”, në mbyllje të javës së 5-të të Abissnet Superiores.

Nëntë gola të shënuar, në të dy portat, ku kuqeblutë shkodranë realizuan 6 herë në portën e bluve kryeqytetas, duke arritur fitoren e bukur 6-3, me golat më të shumtë, të shënuar në një ndeshje deri tani në këtë kampionat.

Ishin miqtë e Dinamos, ata të cilët kaluan të parët në epërsi, me anë të Ibraimit në minutën e pestë. Shkodranët barazuan me Dianje 10 minuta më pas për të mbyllur 45 minutat me shifrat 2-1 falë golit të Djurdjeviç në minutën e 34-t.

Në pjesën e dytë, u realizuan 6 gola, ku shkodranët përherë ishin në epërsi. Aralica çoi shifrat në 3-1 por Ibrahimi nga pika e bardhë e penalltisë ngushtoi sërish diferencën e avantazhit shkodran, përkohësisht. Në minutën e 70-të Aralica çon në 4 numrin e golave për djemtë e drejtuar nga Bërdariç ndërkohë që Skuka i aktivizuar në pjesën e dytë ngushton në 4-3.

Por këtu përfundon për dinamovitët, që “dorëzohen” dhe befasohen nga dy gola të tjerë, 7 minuta nga fundit vjen goli spektakolarë i Jonuzit ndërsa ë fund të shtesës Mustedanagiç i shndërron në një rezultat tenistik shifrat e këtij takimi duke i ndalur në 6-3.

Një fitore mëse e merituar për shkodranët që shfrytëzuan në mënyrën më të mirë formën e tyre perfekte dhe ditën jo të kundërshtarit. Kjo fitore e dytë në 5 javë i rendit ata në vendin e dytë pas Tiranës në kuotën e 9 pikëve, ndërkohë që Dinamo mbetet e 6-ta me 6 pikë.


Top Channel

You may also like