Lulzim Basha uron Giorgia Melonin: I bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohen

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka uruar suksese kryeministres së re të Italisë Giorgia Meloni, ku shprehet se është i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, do të vazhdojnë të forcohen me tej.

Postimi:

“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

You may also like