Lulzim Basha thumbon Ramën: I duhen tre jetë për të bërë atë që kam bërë unë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para demokratëve në Dibër se 9 shtatori, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, është data kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj, SHBA-së.

Ai solli në vëmendjen një deklaratë të Berishës, se Ramës “i duhen 3 jetë” për të bërë atë që ka bërë lideri demokrat me ndihmën e demokratëve.

Deklarata e Bashës:

“Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë. 9 shtatori është dita kur kam vendosur ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj PD në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të PD. Kam vendosur të mbroj PD dhe investimin e demokratëve”, tha Basha.

You may also like