Lulzim Basha: SHBA bën pazare në kurriz të demokracisë

by admin
Spread the love

Lulzim Basha, akuzoi mbrëmjen e sotme SHBA-të se bëjnë pazare në kurriz të demokracisë, ku për herë të parë kryetari aktual i PD, shprehu rezerva për punën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Në emisionin “Open” përballë Eni Vasilit dhe një paneli analistësh, Lulzim Basha bëri një deklaratë të papritur, kur u shpreh se SHBA kishte mbështetur Ramën që të fitonte zgjedhjet, sepse ai nuk ishte distancuar nga Sali Berisha.

Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet se unë nuk isha distancuar nga Berisha“, u shpreh Basha.

“Marrëveshja e 5 qershorit është një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund t’i diskutojmë këtu një nga një. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim por qëlloi e pasuksesshme.

Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë“, tha Basha duke atakuar SHBA-të.

Sipas Bashës, superfuqia paska bërë pazare në kurriz të demokracive, duke harruar se kush bën pazar njëherë s’është më i besueshëm.

You may also like