Lulzim Basha: Nuk mund t’i besohet Ramës, premtoi 300 mijë vende pune e ndërkohë përzuri 500 mijë në azil

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët në Durrës, tha se nuk mund t’i besohet kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit, pasi është përgjegjës për largimin e 300 mijë të rinjve shqiptarë, dhe rënien e nivelit të arsimit në Shqipëri duke e krahasuar me atë të kontinentit afrikan.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, denoncoi projektin e Portit të Durrësit dhe tha se PD do e do të ndjekë çdo hap ligjor dhe kushtetues, për ta bllokuar zbatimin e këtij projekti të qeverisë socialiste të cilin e konsideron mafioz.

“Dy fjalë për portin e Durrësit. Se s’është hera e parë që po flas. Kur njeriu ska gjë për të fshehur dhe është i pastër, kur ka të vërtetën me vete, ajo është arma më e mirë për t’u përballur . Pse është kaq e prekshme? Sepse është provë korrupsioni. Nëse ke për qëllim të zhvillosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh një nga qendrat më të mëdha në Shqipëri, nuk i kalon ligjet në mes të natës, pa konsultim. Siç bëri kur solli një sheik para zgjedhjeve dhe na i nxjerr për Krishtlindje dhe Ramazan. Del para durrsakëve, shpalos planin, çfarë leverdie ka për pronat publike, çfarë do të ndodhë me to, çfarë do të ndodhë me portin, sa premton të punësosh? Ky njeri s’mund të jetë Rama që nga premtimi i 300 mijë vende pune dhe bëri 500 mijë të rinj me familje të ikin në azil. Premtoi shëndetësi falas dhe i mbushi spitalet me pacientë nga pandemia. Premtoi arsim cilësor e ktheu në cilësi të vendeve të Afrikës. Jemi kundër dhe do të hedhim të gjith hapat ligjorë dhe kushtetues që porti i Durrësit, që është projekt fantazëm me një grup oligarkësh, të mos bëjë asnjë milimetër. Jo se jemi kundër zhvillimit, por jo të bëhet në kurriz të pronarëve të tokave. Do na kenë përballë me shoqërinë civile, me qytetarët e Durrësit për këtë projekt mafioz”, u shpreh Basha.

You may also like