Lukaku stërvitet edhe për Krishtlindje, belgu sakrifikon ditët e pushimit për “të kapur” Napolin

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku do të stërvitet edhe në Krishtlindje  vetëm për të qenë gati për ndeshjen e parë të vitit 2023 që Inter do të luajë më 4 janar ndaj Napolit. Trajneri Inzaghi ka dhënë 3 ditë pushim për skuadrën në periudhën festive, mirëpo belgu ka zgjedhur që të udhëtojë nga Brukseli në Milano, për të qenë në qendrën stërvitore dhe për të kryer dy seanca stërvitore në ditë.

Synimi i sulmuesit belg është që të riaftësohet në kohë për të qenë në dispozicion të trajnerit zikaltër për përballjen e parë të vitit 2023 ndaj skuadrës kryesuese të Serisë A. Lukaku dha sinjale të mira dhe u aktivizua për 87 minuta në miqësoren ndaj skuadrës së Rexhinës.

Vetë sulmuesi po bën të pamundurën për të qenë në formën maksimale, dhe për të luajtur që nga minuta e parë ndaj Napolit, si pikë kryesore e repartit të avancuar të skuadrës zikaltër. / Oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like