Lukaku nuk duron më/ “Nuk jam i lumtur te Chelsea, iu premtoj tifozëve rikthimin te Interi”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi belg i Chelseat, Romelu Lukaku, ka folur për situatën momentale te Chelsea dhe largimin nga Inter.

Sulmuesi më i mirë vitin e kaluar në Serie A, Romelu Lukaku, u transferua gjatë kësaj vere te klubi londinez i Chelseat, por nuk ka mundur të adaptohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi foli për SkySport, ku zbuloi se shumë shpejt do të dëshironte një rikthim te ish-klubi i tij Inter dhe ka folur për situatën momentale në Chelsea, ku vërehet se belgu nuk është i kënaqur me trajnerin e tij – Thomas Tuchel.

“Fizikisht jam mirë. Por nuk jam i kënaqur me situatën në Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të luajë me një sistem tjetër, po nuk do të dorëzohem, do të jem profesionist. Nuk jam i kënaqur me situatën, por jam profesional – dhe nuk mund të heq dorë tani”.

“Tani është koha e duhur për të ndarë ndjenjat e mia. Gjithmonë kam thënë se Interin e kam në zemër: E di që do të rikthehem në Inter, shpresoj shumë. Jam i dashuruar me Italinë, ky është momenti i duhur për të folur dhe le të dinë njerëzit se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

“Unë me të vërtetë shpresoj me zemër që të kthehem në Inter jo në fund të karrierës sime, por kur të jem ende në nivelin më të lartë, të fitojmë më shumë së bashku”.

“Dua t’i kërkoj falje tifozit të Interit, koha e fjalëve të mia ishte e gabuar: ajo që bëtë për mua do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.

28 vjeçari këtë sezonë ka shënuar vetëm gjashtë gola në 18 paraqitje me Chelsean.

You may also like