Lukaku humbet sfidën ndaj Romës dhe rrezikon atë kundër Barcelonës

by admin
Spread the love

Parashikohej që koha e rikuperimit të Romelu Lukakut, pas dëmtimit në kofshën e majtë, të ishte rreth 20 ditë, por sulmuesi belg vazhdon që të mos zbresë në fushë me shokët e skuadrës, ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga koha e dëmtimit.

Gjatë javës ndjesitë ishin pozitive, pasi sulmuesi kishte filluar të stërvitej individualisht duke shënjestruar ndeshjen e radhës në kampionat kundër Romës.

Por tashmë janë kthyer sërish ndjesitë negative dhe përveç sfidës ndaj verdhekuqve të Mourinhos, Lukaku rrezikon seriozisht që të mungojë edhe në ndeshjen kundër Barcelonës në Champions. Në rastin më të mirë mund të shkojë në pankinë në këtë takim, por duket qartë që rikuperimi i tij është më i komplikuar seç pritej. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like