Luizit: Më duket vetja si barrë. Këngëtari: Pa ty s’do isha këtu

by admin
Spread the love

Luizi dhe Kiara kanë diskutuar gjatë pasdites së të hënës lidhur me ecurinë e tyre deri më tani në shtëpinë e “Big Brother VIP”.  Këngëtari e ka këshilluar partneren e tij që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin.

Sipas Luizit, Kiara dhe Efi e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksimum tani, pasi nuk ka më kohë. Ndër të tjera, Luizi shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë.

Moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja. Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës.

Luizi i tha ndër të tjera Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë.

You may also like