Luizit i fshijnë llogarinë në Instagram. E motra e rikthen sërish por, fshin fotot me… Kiarën

by admin
Spread the love

Llogaria e Luiz Ejllit në Instagram u rikthye sërish mesditën e sotme, pasi u mbyll për disa orë. Instagram-i i tij është kthyer tashmë në temë diskutimi, teksa në pak kohë ai arriti të kishte 630 mijë ndjekës.

Pasditen e djeshme, motra e këngëtarit vendosi të marrë në zotërim llogarinë e tij, duke ndryshuar madje edhe emrin e faqes, e duke i vënë emrin e saj, Ina Ejlli.

Edhe pse paraditen e sotme faqja u fshi nga Instagrami, ajo u rikthye disa orë më pas sërish, po me emrin e motrës së tij.

Por ajo çka vihet re është se në profilin e këngëtarit, që tashmë mban emrin Ina Ejlli nuk ka asnjë foto nga më të mëparshmet të Luizit me Kiarën. Madje, janë fshirë edhe fotot e videot e këngëtarit në shtëpinë e Big Brother VIP.

You may also like