Luizin e kam si vëlla, kemi shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Modelja e njohur, e njohur edhe si një nga ish-konkurrentet e edicionit të dytë të Big Brother VIP dha pak ditë më parë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Fan Club Big Brother VIP’ në Top Channel, ku foli për herë të parë publikisht për incidentin që çoi edhe në përjashtimin e saj nga programi i njohur.

Kejvina e cilësoi si një moment mjaft të tensionuar shpullën ndaj Luizit, ndërsa nënvizoi se i ka kërkuar falje këngëtarit për gjestin e saj.”

Unë dhe Luizi kemi shkuar shumë mirë dhe e thoja se e kam si vëlla. Donte të më mbronte, kuptoheshim. Ai moment nuk prishi raportin tonë.

Kur të dalë jam e sigurt se do jemi njësoj.

Marrëdhënia ime ka qenë reale, dronin ia dërgova për t’i thënë që jam me ty, për t’i kërkuar falje edhe për gjestin se nuk ishte i hijshëm”- u shpreh Kejvina, e cila akuzoi Oltën se ajo ka ndikuar për keq tek ajo.

“Ajo më ka fryrë, kur ka buzëqeshur tha sot jemi nesër s’jemi, sikur unë të kem vdekur, kur unë po nshkoja thjesht në shtëpi. Ajo është bashkëpunuese në krim. Kam qenë shumë reale”- tha Kejvina Kthjella në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel.

You may also like