Luizin do ta nxjerr unë. Po të ishin bërë bashkë Maestro & Kristi, ai do të ishte jashtë

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa asnjë diskutim, një nga banorët më të pëlqyer e më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Edhe pse publiku e di tashmë impaktin që Luizi ka jashtë shtëpisë, këtë gjë duket se e kanë kuptuar edhe vetë konkurrentët e këtij edicioni të dytë.

Përveç njërës prej tyre. Dea Mishelit, e cila nuk e beson këtë dhe gjë vazhdon t’i mbështesë me ngulm idenë e saj që Luizi është lojtar i dobët. Madje, pas spektaklit të së shtunës, Dea Mishel u shpreh se i eleminuari i të shtunës mund të ishte Luizi, nëse dyshja Armaldo-Kristi do ishin bërë bashkë kundër këngëtarit.

“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.

Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea pas spektaklit të së shtunës.

Sakaq, Olta Gixhari, e cila ishte e pranishme në këtë bisedë. nuk u pajtua me Dean, ndërsa i tha se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.

You may also like