“Luizi të vendos me shpatulla pas murit”, Bledi Mane flet pas daljes nga Big Brother

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Bledi Mane ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori për t’u larguar nga shtëpia. Më konkretisht, Bledi u shpreh:

“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit.

Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi.

Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën.

You may also like