Luizi të blejë një shtëpi një herë të futi kokën që të zë dhe gruan, nuk trembem nga ai

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gerta Gixhari, gazetarja e njohur shqiptare, është kthyer në një nga personazhet më të përfolur mediatikë të momentit me të gjitha daljet e saj. E njohur edhe si motra e aktores Olta Gixhari, ajo është shpesh e pranishme në studio të ndryshme televizive, për të komentuar personazhet e ndryshme në këtë program.

Pak javë më parë, Gerta ka deklaruar se Luizi dhe Kiara nuk do të vazhdojnë të jenë çift jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, pasi Kiara është e fokusuar te karriera. Një deklaratë kjo që u kthye në lajmin kryesor të atyre ditëve dhe që u lexua edhe nga Kiara, falë avantazhit të dhënë nga Big Brother javën e kaluar.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Luizi, i cili u shpreh se sa të dalë nga shtëpia, do t’i japë përgjigje motrës së Oltës. “Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”- pati deklaruar Luiz Ejlli.

Por, motra e Oltës nuk e ka lënë me kaq, teksa e ftuar në emisionin ‘E diell’, është shprehur se është mësuar me kërcënimet e Luizit dhe nënvizon se këngëtari duhet të blejë një shtëpi ku të fusë kokën dhe gruan e tij.

“Jemi mësuar tani që Luizi ka një natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon gjithmonë banorët që janë aty dhe e kemi parë tani që kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë dhe më të pushtetshëm se sa Luizi. E para e punës, Luizi të blejë një shtëpi një herë të futi kokën që të zë dhe gruan.

Unë i kam mbyllur këto punë. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, shtoi Gerta.

You may also like