Luizi tani është 10 hapa pas meje, pa Efin është një ‘ASGJË’

by admin
Spread the love

Loja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania sa vjen e po bëhet më shumë dinamike. Largimi i Efit nga shtëpia të shtunën ka shkaktuar shumë polemika dhe debate në shtëpi. Gjatë spektaklit të sotëm, banorët kanë diskutuar sërish, teksa kanë dëgjuar përmes një klipi edhe atë ç’ka ata kanë thënë në dhomën e rrëfimit pas vendimit të Deas.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani kërkoi mendimin e banorëve pas largimit të Efit, teksa e para që dha mendimin e saj ishte vetë ‘autorja’ e këtij eliminimi, Dea Mishel. Blogerja u shpreh e lumtur për zgjedhjen që ajo ka bërë, ndërsa tha se tashmë Luizi është 10 hapa pas.

“Unë e di çfarë kam bërë, jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe publikun. E shoh si të plagosur pa Efin. Ka bërë përpëlitje të vogla, zënka të vogla me Maestron dhe puthje me Kiarën. Është 10 hapa pas”, tha Dea Mishel.

Ndër të tjera, blogerja u shpreh se këngëtari pa Efin është një asgjë dhe se ai ka gjithë javën që ka kërkuar një ‘Efi’ të re.

You may also like