Luizi shkon deri në finale, por nuk fiton!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Balina Bodinaku, ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se si e sheh lojën e banorëve të këtij edicioni.

Ajo herë shprehet në rrjetet e saj sociale dhe jep mendim mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E pyetur se ‘si e sheh lojën e Olta Gixharit?’, Balina u shpreh:

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar””, thote Balina.

Nga ana tjetër, Bodinaku ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit… “Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë.

Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”, tha ish-opinionistja e BB VIP.

You may also like