Luizi publikon këngën e re, ja kujt ia ka dedikuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli tashmë publikoi një tjetër këngë, e cila padyshim u prit me shumë padurim nga ndjekësit e artistit.

Me këngën “Përjetësisht” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde. Ekskluzivisht për Top Channel, përpara publikimit u mësua një pjesë e tekstit me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij dhe dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fryma e fundit:

Shpresa e fundit ishe ti

Kur jeta më mundi

Rrugën e gjeta te ti

Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë

Kam një jetë që po të kërkoj

Unë si ty kurrë s’kam pa…

Balada e dashurisë u publikua në kanalin e tij zyrtar në YouTube, i cili shënoi pas hapjes mbi 50 mijë subscripe në 24 orë.

Ai ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti miliona shikime.

You may also like