“Luizi po nuk e fitoi Big Brother, do të shkojë te pesa”, deklarata befasuese e Oltës

by admin
Spread the love

Olta është e bindur se nëse Luizi nuk fiton “Big Brother”, do çmendet. Banorja lëshoi këtë deklaratë mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke provokuar Luizin.

Ky i fundit, i bëri të ditur se po flet me një person që ka targa ‘CD’ (diplomatike), e më pas tha se tani ka targa ‘FT’ (fitues). “Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”

Kjo acaroi Oltën e cila tha më pas deklaratën e fortë. Ajo shtoi se Luizi gjatë gjithë kohës sillet sikur do jetë fitues i këtij edicioni.

Olta u shpreh e bindur, se në rast se nuk ndodh, Luizi do bëhet keq, aq sa të përfundojë te ‘5’ (spitali numër 5 në Tiranë, aty ku shtrohen personat me probleme të shëndetit mendor).

Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh? Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërtetë që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”-tha Olta.

You may also like