Luizi po e trajton si mbretëreshë shoqen time

by admin
Spread the love

Gjatë spektaklit të së martës të ‘Big Brother VIP’, moderatorja Kiara Tito pa një klip të përmbledhur me informacione nga jashtë, që kishin të bënin me moderatoren. Mes tyre ishin dhe disa tituj lajmesh ku thuhej se miqtë e Kiarës janë kundër lidhjes së saj me Luiz Ejllin. Por lidhur me këtë ka reaguar miku i Kiarës, stilisti i njohur Niko Komani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se është shumë pro lidhjes së saj dhe se Luizi po e trajton si mbretëreshë, ndërsa ka kërkuar që mediat dhe njerëzit mos të shkruajnë më rreth lidhjes që moderatorja ka pasur me Butrint Imerin.

“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty.

Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur! Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur?

Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ka shkruar stilisti i njohur Niko Komani në rrjetet e tij sociale.

You may also like