Luizi përplaset me Kiarën: Më le pa fjalë te zinxhiri i nominimeve. Moderatorja: Më lër rehat

by admin
Spread the love

Luizi duket se nuk e ka pritur aspak mirë nominimin e kësaj jave, edhe pse nuk e ndjen veten aspak të rrezikuar. Një ngacmim i Oltës mëngjesin e sotëm, ka sjellë diskutim mes çiftit Luiz-Kiara. Aktorja ngacmoi Kiarën se me zinxhirin që ajo nisi, tregon se i është futur lojës me kokë.

Luizi deklaroi se kishte mbetur pa fjalë nga ky zinxhir që nisi Kiara, e cila zgjodhi të shpëtonte Keisin në vend të partnerit të saj ndërsa zbuloi se nuk kishte fjetur gjithë natën.

Pjesë nga biseda:

Olta: I je futur lojës me kokë që nuk zgjodhe Luizin. O Luiz është futur me kokë kjo në lojë.

Luizi: E ka ndarë mendjen Kiara me më m’bërë…

Kiara: Ti ç’pate, nuk më the gjë mbrëmë

Luizi: Ça me të thënë moj se më ke lënë pa fjalë, isha blloku u vinte turp. Unë duke thënë e dua Kiarën, Kiara si avantazh nis zinxhirin. Unë duke qeshur, ajo ia fut atje, Keisin krejt. Unë thashë se e kishit bërë me fjalë, unë ty, ti mos më harro Luizin. Keisi Kristin, në rregull.

Kiara: A më lini rehat të bëj zgjedhjet e mia dhe secili të bëjë të vetat

Luizi: Po më nxore në nominim me këto zgjedhje

Olta: Kësaj radhe e ke të rëndë

Luizi: S’më ka zënë gjumi

Olta: Do i bësh valixhet?

You may also like