Luizi merr vendimin e papritur, pasi e fitoi zyrtarisht Kiarën

by admin
Spread the love

“Nëse fitoj Kiarën, unë do lë cigaren!” E mbani mend këtë deklaratë të Luizit, të bërë disa javë më parë? Epo nëse ju e keni harruar, Luizi jo! Madje sot ai ka shprehur se zyrtarisht ka lënë cigaren, duke mbajtur fjalën që dha disa kohë më parë.

“Unë zyrtarisht kam lënë cigaren, kam dhënë fjalën. I kam dhënë fjalën Arbanës”- tha Luizi.

Me sa duket puthja e parë në buzë dhe “dasma” që u zhvillua, edhe pse ishte lojë, ishte zyrtarizimi dhe përgjigja që Luizi po kërkonte nga Kiara.

Nga ana tjetër, “dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk si të mos e komentonin “dasmën” e tyre.

Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka fallco.

You may also like