Luizi me Kiarën do të ndahen, këngëtari do t’i kthehet dashurisë së vjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Parashikuesja e njohur e fatit, Irini Kakaçaj ishte e ftuar mesditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për lidhjen e çiftit Luiz – Kiara brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Sipas parashikimeve të saj, çifti nuk do ta ketë të gjatë pas përfundimit të Big Brother VIP, pasi sipas Irinit, Luizi është i dashuruar jashtë shtëpisë dhe se ai do të kthehet te dashuria e vjetër.

Ndërsa për Kiarën u shpreh se edhe ajo po ashtu është e dashuruar jashtë, sipas saj me një personazh të njohur.

Irini: Luizi siç e kam kuptuar unë është një djalë shumë fantastik dhe njeri shumë i njohur por Luizi ishte i dashuruar jashtë loje

Moderatori: Pra Luizi do ti kthehet një dashurie të vjetër?

Irini: Po që nuk e ka harruar deri tani.

Moderatori: Edhe Kiara ka aktualisht një dashuri jashtë?

Irini: Është 100% , nuk ka shans që të jetë me Luizin. Për mua zonja (Kiara) shumë e mirë dhe respektueshme, po nuk e shikoj sepse nuk është as ai për këtë as ajo për atë, sepse që të dy janë të dashuruar jashtë, por janë në lojë për ekonomi.

You may also like