‘Luizi ka vuajtur shumë momentin kur u nda nga ish-partnerja’, miku i këngëtarit: Tani po ringrihet

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer të momentit. Këngëtari, i cili është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga 24 dhjetori ka fituar simpatinë e një publiku të tërë. Ndryshe nga banorët e tjerë, Luizi nuk pëlqen të flasë shumë për veten e tij ose për familjarët dhe momentet e vështira në jetë.

Mirëpo, dy miqtë e ngushtë të tij, Mario dhe Joni, të cilët ishin të ftuar së fundmi në emisionin ‘Ftesë në 5’ kanë treguar se momenti më i vështirë i Luizit në jetë ka qenë ndarja prej shumë vitesh me ish-partneren e tij.

“Nëse ka një moment të vështirë, është humbja e babait të tij. Ka dy vjet. Por, nëse e marrim një të përgjithshme krejt, është ndarja e një lidhje të gjatë që Luizi ka pasur. Dashje pa dashje, ishin gjithë ato vite dhe nuk janë pak. Edhe me një mace të rrish…”- tha Joni, miku i Luizit.

Ndërkaq, Mario shtoi: Luizi, para dy vitesh ka humbur edhe të atin përveç këtyre riciklimeve që ndodhin rastësisht. Dhe prandaj rezervohem edhe tek opinioni për Kiarën sepse i ka jeta këto. Jemi dëshmitarë. Kohët e fundit, Luizi i ka përballuar, i ka mbajtur të gjitha gjërat bashkë, si thotë populli ‘kur fillojnë e ndodhin, hapi derën’.

Ai ka pasur një periudhë jo të lehtë kohët e fundit, s’mund të flasim shumë sepse ai nuk i ka ndarë me ne këto halle. Por ne e kuptojmë që ai ka vuajtur njëra pas tjetrës këto gjëra dhe po bën një ringritje më mirë se kushdo tjetër në botë kam përshtypjen.

You may also like