Luizi ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Kiarën, i këndon gjithë natën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ishte i ftuari special mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip 2.

Pas përfundimit të spektaklit, ai këndoi disa prej këngëve të tij, që ndër vite janë kthyer në hite. Njëra prej tyre është edhe kënga ‘U bo vonë’, të cilën e këndoi në skenë së bashku me Luizin.

Duke drejtuar gishtin nga Kiara, Luizi ia dedikoi këngën asaj. Gjatë performancës me Capital T, Luizi i tha këngëtarit se dëshiron që ai të këndoi në dasmën e tij.

Kujtojmë që Luizi i ka shprehur pëlqimin Kiarës që nga fillimi i edicionit të dytë të Big Brother VIP dhe dukshëm ka ndjenja për moderatoren.

You may also like