Luizi i bën ‘presion’, Ronaldo qan i vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme, Ronaldo ka kaluar kohë me Kiarën dhe Luizin duke ndenjur në krevatin e tyre. Herë pas here ai ka marrë “kërcënime” nga Luizi se do t’i bëj diçka që se pret në kohën që fle.

Dje, Luizi i kërkonte të largohej e të flinte, por Ronaldo kundërshtonte duke këmbëngulur të zbulonte se për çfarë e kishte fjalën.

Kujtojmë që ditët e fundit Ronaldo është bërë “pre” e disa rrengjeve të Luizit.

 

 

Ndërkohë që dritat u fikën dhe banorët vendosën të flinin, Luizi vuri në zbatim planin e tij. Ai priti deri sa Ronaldo të shtrihej, e më pas u ul në dysheme duke ecur këmba dorazi për të arritur te krevati i tij.

 

 

Krejt papritur ai ka trembur Ronaldon, i cili nuk e priste edhe pse Luizi e paralajmëroi. Ronaldo ndërkohë është parë mëngjesin e së martës i vetmuar në oborr duke qarë, me siguri nga presioni i madh i lojës dhe nominimit. /Botapress.info/

 

You may also like