Luizi i befason banorët: Po bëhem gati që të iki!

by admin
Spread the love

Dalja e Kiarës “kokë më kokë” në nominim me Oltën, ka vënë Luizin në pozitë të vështirë. Ky i fundit shpesh herë ka përsëritur në shtëpi që nëse Kiara del, ai do largohet bashkë me të.

Këtë gjë e përsëriti sërish pas përfundimit të spektaklit, teksa po bisedonte me Dean dhe Fotininë. Ai tha se ky nominim tregon se ai është “kokë më kokë” me Oltën dhe jo Kiara.

Dea i tha Luizit se ai po e bën të gjithë këtë “fushatë” që të dalë Olta jashtë shtëpisë dhe jo se po lufton për Kiarën.

Ai shtoi se nuk e ka problem nëse Kiara del në nominim me Antonetën, Dean apo Gertin. Nëse ndonjëherë do ndodhë kështu, ai tha se nuk e ka problem që të dalë Kiara dhe do i thotë asaj ta presë jashtë shtëpisë.

The post Luizi i befason banorët: Po bëhem gati që të iki! appeared first on Telemedia.

You may also like