Luizi është i pabesueshëm! Ka dëgjuar Amosin t’i thotë Kiarës ‘k*rvë’, ja mesazhi për aktorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer në këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari po tregon çdo ditë e më shumë se është një strateg i kësaj loje dhe se nuk i shpëton asgjë nga çdo gjë që ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pasi Armaldo i tha Kiarës se ai do të hakmerrej tek ajo pas veprimit të bërë nga Luizi, i cili e nxorri në nominim këtë javë, moderatorja iu kthye ashpër, duke i thënë se s’ka punë me të dhe mos ta përmendë më emrin e saj në shtëpi.

Luizi i qëndroi afër partneres së tij dhe i tha se ai do të marrë hak për të, edhe pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother VIP, pasi ai nuk harron asgjë. Madje, ndërsa bisedonte me të, Luizi i tha Kiarës se një prej banorëve që ka qenë më parë pjesë e shtëpisë, i ka thënë një fjalë shumë të rëndë moderatores.

Këngëtari i referohet këtu mesa duket Amosit, ndërsa u shpreh se kjo situatë ka ndodhur para dy muajsh. Luizi tha se ai nuk harron dhe sapo të dalin jashtë do i kthejë përgjigje atij. “Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë do e kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, u shpreh Luizi.

Kujtojmë se rasti për të cilin, Luzi po fliste ka të bëjë me një debat të ashpër që këngëtari pati me ish-banorin, Amosin ku ky i fundit ofendoi rëndë Kiarën duke e quajtur “p*tane”.

You may also like