Luizi dhe Kiara janë shumë të mirë, njerëz që kanë vlera

by admin
Spread the love

Kemi të gjithë parë se sa u gëzua Antonela Berisha për Luiz Ejllin dhe fitoren e tij gjatë sezonit të fundit të “Big Brother Vip Albania”…

Megjithatë, duket se nëse ajo do të ishte brenda, loja do të ndryshonte. Si e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, Antonela tregoi se Luizi ishte një person me shije për humor e batuta, dhe kjo ishte një cilësi që ajo e preferonte te meshkujt.

Ajo tha se nëse do të ishte pjesë e BBVIP 2, do të konkurronte me Kiarën për këngëtarin.

“Tek meshkujt shikoj karakterin dhe nëse më bën për të qeshur dhe nëse i kupton shakatë e mija. Tani nuk e kam as partnerin që kam pasur. Jemi ndarë.

Të përbashkët me Luizin kishin vetëm gjatësinë. Jemi ndarë për mospërputhje karakteri. Po të isha unë, Kiara dhe Luizi, do luftoja me shpatë të madhe për të.” -tha Antonela.

You may also like