Luis Suarez: Reali nuk më mori sepse kafshova Kielinin, por Barça ishte ëndrra ime

by admin
Spread the love

Luis Suarez ishte shumë pranë të qenit lojtar i Realit të Madridit në vitin 2014. Diçka që tashmë ishte shumë e përfolur në atë kohë dhe që tani, vetë sulmuesi e ka konfirmuar në një intervistë në “La Mesa”.

“Përfaqësuesi im foli me Madridin – filloi Luis Suarez, duke shtuar – përpara Kupës së Botës 2014. Reali i Madridit donte të nënshkruante me mua dhe gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur… Ata po mendonin për shitjen e Benzemasë te Arsenali, dukej se ishte gjithçka e bërë”.

Më pas uruguaiani ka shpjeguar se përse gjithçka mbeti thjesht një ëndërr.

“Kur filloi Kupa e Botës, Barça u fut në garë dhe padyshim që unë preferova Barçën. Me situatën e kafshimit, interesi i Madridit u ul, dhe Barça u interesua më shumë… Në fund i kisha të dyja opsionet dhe zgjodha Barçën sepse ishte ëndrra ime”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like