Luhet e fundit në Bundesliga, vendosen verdiktet për mbijetesën dhe Europën

by admin
Spread the love

Janë luajtur këtë të shtunë të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Bundesligës që ka sjellë edhe verdiktet zyrtare për sa i përket zonës europiane dhe mbijetesës në Gjermani. Kështu me barazimin 1-1 përballë Arminia Bielefeld, Leipzig shkon në Champions League pasi siguroi vendin e katërt.

Në Europa League do të shkojë Union Berlin që mori vendin e pestë në këtë sezon pasi mposhti 3-2 Bochumin, ndërsa Freiburg u mposht nga Leverkusen dhe do të shkojë sezonin tjetër në Europa League nga vendi i gjashtë i Bundesligës.

Në Conference League do të shkojë Koln, pavarësisht humbjes ndaj Stuttgart me rezultatin 2-1.

Java e fundit ishte shumë interesante edhe për sa i përket mbijetesës pasi në minutat e fundit ndryshoi edhe ekipi që do të shkojë në “play out”. Kështu, me fitoren ndaj Koln, Stuttgart siguroi mbijetesën në mënyrë direkte në Bundesliga pasi u ngjit në vendin e 15-të. Duke zbritur kështu në zonën “play out” Hertha Berlin që humbi përballë Borussia Dortmund me rezultatin 2-1.

Një kategori më poshtë do të zbresin gjithashtu edhe Arminia Bielefeld dhe Greuther Furth që matematikisht kishte rënë prej disa javësh. Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich u ndalën në një barazim 2-2 përballë Wolfsburg, ndërsa fitore arritën Monchengladbach 5-1 kundër Hoffenheim dhe Augsburg 2-1 ndaj Greuther Furth. Po në 2-2 u ndal edhe sfida Mainz-Eintracht Frankfurt. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

You may also like