Luhen sot tre sfida të tjera të “Abissnet Superiore”, spikat Teuta-Tirana

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhen sot edhe 3 sfidat e tjera të javës së 14-të të “Abissnet Superiore” të cilat vijnë live dhe eksluzivisht vetëm në Oversport dhe platformën Tibo. Dy sfidat e para do të startojnë më orën 13:00 dhe janë, Egnatia-Bylis dhe Kastrioti-Vllaznia.

Sa i përket sfidës Egnatia-Bylis të dyja ekipet kërkojnë një rezultat pozitiv, por me objektiva të ndryshëm. Egnatia e Duros ka shkëlqyer në sfidat e fundit dhe kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive. Nga ana tjetër , Bylis ndodhet në një situatë të vështirë me 7 ndeshje pa fitore dhe ndaj Egnatias kërkohet të shihet drita në fund të tunelit.

Në sfidën tjetër të orës 13:00 , si Kastrioti ashtu edhe Vllaznia vijnë nga një humbje në ndeshjen e fundit. Nga krutanët është larguar trajneri Emiljano Çela dhe vendin e tij e ka marrë Ardian Mema i cili kërkon të debutojë me fitore. Nuk dëshiron të lejë më shumë terren në luftën për titull Vllaznia që kërkon gjithashtu fitoren.

Sfida e tretë që mbyll edhe javën e 14-të është Teuta-Tirana. Ndeshja starton në orën 15:45 dhe pritet të jetë shumë e luftuar. Tirana po kalon një moment të mirë, ku pas fitimit të superkupës, mori edhe një fitore me poker përballë Kastriotit në kampionat. Teuta ndërkohë riktheu në stol Edi Martinin i cili e nisi me fitore dhe kërkon të grumbullojë sa më shumë pikë për të lënë pas vendin e fundit. /oversport.tv

You may also like