Lufta nuk ndal martesat në Ukrainë, mbi nëntë mijë të martuar nga fillimi i luftës

by admin
Spread the love

Një numër i madh qytetarësh ukrainas vazhdojnë me martesat, edhe pse në kohë të vështirë lufte.

Në Kiev, 9,120 martesa u regjistruan në pesë muajt e parë të pushtimit – një rritje më shumë se tetëfish në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Muajin e kaluar, një zyrë e gjendjes civile në kryeqytet pa më shumë se 40 të porsamartuar brenda një dite.

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në 1942, kishte 1.8 milionë dasma në SHBA – një rritje prej 83% në krahasim me dekadën e mëparshme.

Çiftet ukrainase po përfitojnë gjithashtu nga një thjeshtim i burokracisë rreth martesave që u lejon atyre të martohen aty për aty në vend që të regjistrohen më parë.

“Të martohesh gjatë luftës është hapi më i guximshëm dhe më i vështirë që mund të bësh, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Vitaliy, 25 vjeç, përpara dasmës së tij me Anastasiya 22-vjeçare.

 


Top Channel

You may also like