Lufta në Ukrainë, Serie A shtyhet me 5 minuta, Gravina: Sporti bërtet për paqe

by admin
Spread the love

Mëngjesin e të enjtes më 24 shkurt, Europa u zgjua me lajmin e hidhur se në Ukrainë kanë filluar bombardimet nga ana e Rusisë për të pushtuar vendin. Pasoja të pashmangshme nga kjo situatë ka edhe sporti me ekipe që kanë hequr sponsorat e tyre që ishin rusë.

Ndërkohë që reagim ka pasur edhe nga Federata Italiane e Futbollit. Drejtuesit kanë vendosur që fillimi i çdo ndeshjeje të shtyhet me pesë minuta për të dhënë një mesazh paqeje.

Nga ana tjetër për këtë çështje foli edhe presidentin i FIGC, Gabriele Gravina. Ai tha: “Vlerat universale të sportit kërkojnë që ne të reflektojmë. sporti nuk angazhohet në politikë, por bërtet për paqe”. /oversport.tv

Foto: FIGC Twitter

You may also like