Lufta në Ukrainë/ Pesë të vdekur nga sulmet ruse

by admin
Spread the love

Sulmet e reja ruse vranë pesë persona në Ukrainë, ku autoritetet po përpiqen të rivendosnin energjinë elektrike sa më shpejt që të ishte e mundur pas sulmeve masive të raketave.

Numri më i madh i sulmeve të reja u regjistrua në rajonin qendror të Dnipropetrovsk: katër persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, sipas një ndihmësi të lartë të Presidentit Zelenskyy.

Bombardimet e së shtunës lanë gjithashtu një të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur në rajonin jugor të Khersonit, një qytet jugor i cili u çlirua nga trupat ukrainase në nëntor, por që ende përballet me sulmet me raketa ruse.

Guvernatori lokal tha se një shtëpi e të moshuarve ishte goditur, por nuk kishte viktima.

Ndërkohë në kryeqytetin ukrainas Kiev, shërbimet bazë po riktheheshin gjatë fundjavës pas valës së fundit të sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën kritike.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se një e katërta e Kievit mbeti pa ngrohje, por se sistemi i metrosë ishte përsëri në shërbim dhe të gjithë banorët ishin rilidhur me furnizimin me ujë që herët në mëngjes.

Në fillim të këtij muaji, Klitschko kishte paralajmëruar për një skenar “apokalipsi” për kryeqytetin nëse sulmet ajrore ruse mbi infrastrukturën vazhdonin, megjithëse ai gjithashtu tha se nuk kishte ende nevojë që njerëzit të evakuoheshin.


Top Channel

You may also like