Lufta në Ukrainë, Bullgaria merr një vendim të rëndësishëm kundër Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bullgaria ka marrë vendimin që të ndalojë hapësirën e saj ajrore për fluturimet e aeroplanëve rusë.

Ministrja e Transportit e Bullgarisë njoftoi se nga e shtuna, ky vend do të ndalojë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse.

Vendimi u tha se u mor në shenjë të solidarizimit me popullin e Ukrainës, i cili u sulmua mëngjesin e së enjtes nga Rusia.

Edhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Kam urdhëruar që të bëhen përgatitje për një rezolutë në Këshillin e Ministrave, që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Piotr Mueller, ky vendim do të hyjë në fuqi në mesnatë.

Edhe Republika Çeke po planifikon që të mbyllë hapësirën ajrore për avionët rusë, tha kryeministri Petr Fiala pas një mbledhjeje të Qeverisë që u mbajt të premten.

Rusia më 24 shkurt nisi sulmin ndaj Ukrainës, veprim që është dënuar nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të ofensivës në Ukrainë.

Rruga Press

You may also like