Luçiano Boçi: Rama shantazhon mësuesit të paraqiten në punë, i frikësohet protestës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ditën e sotme ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, mesazhin e një mësueseje, ku tregohet që në datën 7 Korrik, u kërkohet të jenë në punë edhe pse kanë marrë pushimet.

Data 7 Korrik përkon me ditën e nisjes së protestave nga Partia Demokratike dhe sipas Boçi,t Rama po i shantazhon mësuesit për të mos marrë pjesë në protestë.

Ndër të tjera, ai thotë që kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin, përderisa mësuesit kanë marrë pushimet e verës.

Postimi i plotë:

“TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit. Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit. Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik”, shkruan ai.

You may also like