Lubonja ngre tonet: Si mund të kaloj kështu kjo çështje

by admin
Spread the love

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi aferën e portit të Durrësit teksa tha se kjo çështje është një gjë kriminale që diskutohet si biznes normal.

Lubonja shtoi se postimi i Ramës ku shkroi se investitori Alabbar do krijonte ‘Manhatanin e Zagrebit’ në Kroaci ishte një gënjeshtër publike qe sipas tij mjafton që një kryeministër të japë dorëheqjen, por sipas tij në vend këto gjëra janë kthyer në normale dhe se industria e krimit është e vetmja që funksionon.

“Më tha një biznesmen kosovar se në Shqipëri i ka bërë përshtypje se gjëra kriminale diskutohen si biznes normal, kështu është dhe kjo çështje, si mund të kalojë kështu. Këtu duhet transparencë, duhet konsultim me publikun. Ai tha se po ndërtohej Manhatani i Zagrebit dhe doli që ishte gënjeshtër, kjo mjafton që një kryeministër të japë dorëheqjen, ky del dhe shan pafund dhe nuk jep asnjë argument dhe asnjë institucion nuk vepron. Këtu industria e krimit është e vetmja që funksionon”, tha Lubonja.

You may also like