Luanët arratisen përkohësisht nga kopshti zoologjik i Sydney, zona vihet në izolim (fotot)

by admin
Spread the love

Vizitorët që po kalonin natën në kopshtin zoologjik të Sydney si pjesë e një eventi të veçantë të parkut, duket se morën më shumë emocione nga sa prisnin pasi pesë luanë u arratisën nga ekzibicioni duke bërë që autoritetet të vendosnin izolimin e përkohshëm të zonës.

Tentativa e kafshëve të egra për t’u arratisur nga kopshti zoologjik i Taronga bëri që autoritetet të shpallnin “kodin Një” të alarmit duke anuluar programin e spektatorëve për t’i larguar drejt sigurisë.

Alarmi nisi kur pamjet video tregonin një prej luanëve, mashkullin e quajtur Ato dhe katër këlyshë që kishin dalë jashtë hapësirës së tyre, megjithëse ishin në një zonë të ndarë nga pjesa tjetër e kopshtit zoologjik me një gardh dy metra të lartë.

Rrjedhimisht kujdestarët i qëlluan kafshët me qetësues dhe kthyen një prej këlyshëve, ndërsa pjesa tjetër e katër luanëve gjetën vetë rrugën drejt zonës së kopshtit zoologjik ku banonin.

Reagimi i emergjencës nisi më pak se 10 minuta pasi luanët dolën nga zona kryesore e ekzibicionit, teksa nuk u regjistruan plagosje ndaj kafshëve apo personave, dhe kopshti më pas u rihap normalisht.

“Kopshti ka protokolle të ashpra sigurie për çdo incident dhe menjëherë u morën veprimet e duhura”, tha drejtori i kopshtit Taronga, Simon Duffy.

Taronga strehon luanët e rritur Ato e Maya dhe pesë këlyshët e tyre: meshkujt Khari e Luzuko, dhe femrat Malika, Zuri e Ayanna.

Këlyshët Maya e Ayanna rezultuan më të disiplinuarit teksa qëndruan në zonën e tyre megjithëse të tjerët tentuan eksplorimin e një arratisjeje.

Kopshti zoologjik tha se ende nuk e di si dolën luanët por premtuan të hetonin për ta zbuluar.