Luana Vjollca thumbon Bora Zemanin?

by admin
Spread the love

Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing With the Stars”. Hyrja nisi me një performancë nga balerinët, pjesë e së cilës ishte dhe vetë moderatorja. Bora arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke pasur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë.

Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet, pasi është krahasuar me performancën që mbajti Luana Vjollca në “Shiko kush luan”. Sigurisht, Luanës, e cila tashmë është pjesë e TV Klan, nuk i ka shpëtuar ky moment dhe ka hedhur një thumb në Instagram.

LEXO EDHE KETE

Pamje nga dasma e këngëtares Albina Kelmendi

Ajo ka shpërndarë një video nga performanca e saj ku vihet re gjithashtu dhe ngjashmëri në veshje. Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krahas videos, ka mjaftuar kaq që të gjithë ta marrin këtë veprim si një thumb ndaj Zemanit.

 

You may also like