Luana Vjollca emocionohet dhe me lot në sy i falenderon ndjekësit e saj: “Jam pa fjalë!“

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, por Luana Vjollca pas suksesit me “Shiko Kush LUAN” ka qenë mjaft aktive në projekte të ndryshme dhe dashuria e fansave nuk i ka munguar nëpërmjet komenteve dhe mesazheve të pafundme në rrjete sociale.

Ditën e sotme autorja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca na bëri mjaft kuriozë me një postim në rrjetin social Instagram.

“Nuk e dija që do vinte dita që do shkruaja këtë status që do shpërndaj sot …

Ditë të vështira me ndjesinë më të bukur

Falë jush.”, kishte si mbishkrim postimi në InstaStory që na bëri të gjithëve kuriozë të dinim më shumë për lajmin që ka për të ndarë me ne.

Mirëpo si duket lajmërimin Luana vendosi të na e zbulojë nesër dhe pak minuta më parë ndau me ne videon më poshtë ku shpreh pafund mirënjohje për publikun e saj që e ka përkrahur gjithmonë dhe vazhdojnë ende të tregojnë dashuri ndaj autores dhe projekteve që ajo i realizon apo janë në krijim e sipër.

Mesazhet dhe kërkesat për t’u rikthyer në ekran janë të pafundme e madje kanë bërë që Luana të emocionohet aq shumë sa sytë e saj shihen të përlotur nga lumturia. Për më shumë shihni videon më poshtë.


You may also like