Luana Vjollca e konfirmon largimin nga “Top Channel”. Ku do ta shohim?

by admin
Spread the love

Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret më të dashura dhe më të komentuarat.

Kjo për shkak punës së saj të palodhshme që bën e që çdo herë ka sjellur diçka të re në ekranet e televizioneve shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Si duket mungesa e saj në televizion që disa muaj është duke u ndjerë shumë, këtë e ka treguar vet Luana duke shpalosur çdo ndjenjë që ajo është duke e përjetuar së fundmi.

Luana ka postuar në Instastory disa video ku ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme dhe mesazhet e panumërta që ndjekësit e saj ia dërgojnë për rikthimin në televizion.

Ndërkaq ajo ka postuar edhe një shkrim tjetër ku ka treguar gjithçka në lidhje me tërë këtë situat.

Moderatorja ka dhënë detaje duke e konfirmuar kështu se ajo nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel” dhe se përpos kësaj ajo do të sjellë një projekt tjetër krejtësisht të vetin.

Ajo që ka rënë në sy është një “Hashtag” që Luana ka bërë në këtë shkrim.

“Thuaje” ishte “Hashtag-u” që përdori Luana duke bërë kështu të nënkuptohet se projektin i saj i radhës mund të titullohet pikërisht kështu. /Kosovarja/


You may also like