Luan Baçi zbardh mesazhet anonime të Lulzim Bashës në telefonat e demokratëve

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur mbi zhvillimin e procesit për riorganizimit të partisë, si dhe për mesazhet anonime të mbërritura në telefonat e demokratëve, ku i kërkohej prezenca e tyre në një takim të njoftuar nga Lulzim Basha në qytetin e Fierit.

Deklarata e Baçit:

“Ndodhem në Cakran dhe sa mbaruam takimin për riorganizimit të PD-së sipas udhëzimit numër 3 të Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e strukturave drejtuese nga kryetar seksioni, grup seksioni, i cili duhet të përfundojë brenda afatit 15 shkurt, ku do të ketë zgjedhje me një anëtar një votë bashkë me kryetarin e degës, si një risi në këtë proces. Pas këtij procesi do jetë edhe Kuvendi Kombëtar i 22 marsit kur merr konfigurimin e plotë Partia Demokratike sipas vendimeve të Kuvendit të 11 janarit.

Është e vërtetë që ka pasur një qarkullim në të gjithë anëtarët e PD-së në disa qytete të Qarkut të Fierit, Divjakë, Mallakastër, Patos dhe Rroskovec por në qytetin e Fierit ka ardhur nga Partia Demokratike dega Fier. Anëtarë të PD-së, struktura të shumta janë ankuar se çfarë mesazhi është ky. Është një takim që vjen deputeti Basha dhe organizohet nga disa individë që skanë lidhje me strukturën e PD dega Fier dhe e bëjnë këtë që të ketë nesër pjesëmarrje”, tha ai i ftuar në një studio televizive.

Lexo lajme interesante

You may also like