Luan Baçi plas deklaratën e fortë: Basha vinte i përulur për të më kërkuar votën, tani hyn vjedhurazi në zyrë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD, Luan Baçi ka komentuar përplasjet brenda selisë blu dhe incidentin me të cilin u përball pak ditë më parë në zyrat e Fierit, ku ishin ndërruar bravat e zyrave lokale të partisë.

Baçi tha ndër të tjera se “de facto” ai vijonte të ishte kryetar i PD në degën e Fierit dhe shtoi se Bashën e konsideronte si ish kryetar dhe se nuk e kishte merituar rizgjedhjen në postin e kreut të demokratëve. Ai kujtoi edhe se gjatë zgjedhjeve që u bënë për kryetar partie gjatë qershorit, Lulzim Basha kishte shkuar në mënyrë të përulur për të kërkuar mbështetjen e anëtarësisë së PD në Fier ndërsa tani hynte vjedhurazi në zyra dhe ndërronte bravat.

Komenti i Baçit:

“Degën e Fierit vazhdoj ta drejtoj unë De Facto për vetë faktin se po të shihni takimet e mia janë të përditshme me kryetarët e grup-seksionesh. Ne jemi një ekip i perfeksionuar tashmë prej 8 vitesh që e ka nderuar opozitën duke marrë pjesë në protesta dhe në organizime të ndryshme, në bllokimin e bërë ndaj kryeministrit pas djegies së mandateve.

Pavarësisht nga veprimi i turpshëm i bërë nga lidershipi i PD duke hyrë si hajdutë në zyrat e PD dhe duke i mbajtur ato thjesht si godina. Kam parasysh një prej komentuesve që thoshte: Kosheren le ta mbajnë se bletët janë gjetkë. Në fakt PD janë njerëzit që vijojnë të përballen me Ramën. Pra individë që nuk kanë mbështetjen e bazës nuk mund të quhen se drejtojnë PD-në në Fier. Kemi 15 kryetarë grup-seksionesh dhe 15 sekretarë të grup seksioneve që janë të aftë në punën që bëjnë. Duke qenë një situatë e tillë nuk ishte e nevojshme një veprim i tillë nga kryetari në detyrë apo ish kryetari Lulzim Basha.

Para se të fillonte foltorja e PD, kryetari nëse mund ta quajmë ashtu Basha më kërkoi një kërkim madhështor në Fier dhe ashtu e pati pavarësisht pakënaqësisë që patëm ndaj tij për listat e para 25 Prillit. Gjithsesi ishte në hallin e vetë për t’u rigjedhur dhe sjellja e tij ishte e përulur vetëm për të kaluar hallin dhe për t’u rizgjedhur në mënyrë të pamerituar.

Por pasi pa se pas foltores Berisha mbështetej masivisht nga anëtarët e PD nuk i pëlqeu dhe u hakmorr në këtë mënyrë me PD-në e Fierit duke uzurpuar zyrat. Duke qenë se ishin jo të mirëpritur ndërruan bravën duke hyrë vjedhurazi.

Të gjithë votuesit tanë ishin përgatitur për të ardhur në pushtet. Jam dakord se ishte një masakër elektorale porn ë fund fare unë doja të thoja se sado i madh të jetë presioni opozita duhet të vazhdonte dhe të mbante përgjegjësi edhe për faktin se zgjedhjet i vodhëm. Do ndodhë sërish që në zgjedhjet e ardhshme t’i vjedhin sërish dhe ne të jemi sërish në opozitë. Jo, beteja ka mbaruar pas 2021, pas 25 prillit dhe kemi humbur katër herë.”-shprehet Baci.

You may also like