Luan Baçi kundër Enkelejd Alibeajt: Platforma e tij nuk i shërben PD-së, është një detyrë që ia ka lënë Basha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti demokrat Luan Baçi, ka dalë kundër platformës së paraqitur nga Enkelejd Alibeaj, për bashkimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo është  detyrë që ia ka lënë ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.

Sipas Baçit, kjo platformë nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por është një lojë që po vazhdon Alibeaj me disa deputetë të tjerë dhe një detyrë që ua ka lënë Lulzim Basha.

“Platforma e paraqitur nga Alibeaj, nuk i shërben PD, bashkimit të PD-së, gjithpërfshirjes të anëtarësisë të PD, po është një lojë që po vazhdon Alibeaj me disa deputetë të tjerë, dhe një detyrë që u ka lënë Basha”, shprehet Baçi.

You may also like