LSI u fundos në zgjedhjet e 25 prillit, a duhet të kishit dhënë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi për Zërin e Amerikës

by admin
Spread the love

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe qasjen e kësaj force politike pas dinamikave të reja që kanë përfshirë kryesisht opozitën shqiptare.

Kryemadhi foli për rezultatin e dobët të LSI-së në zgjedhje dhe përgjegjësitë e saj në këtë drejtim.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Por rezultati është ai që është… cila është përgjegjësia juaj? A duhet të kishit dhënë dorëheqjen?

Monika Kryemadhi: Përgjegjësia ime është shumë e madhe për shkak të barazisë së votës, sepse vota e qytetarëve shqiptarë sot nuk është absolutisht e barabartë, sepse kemi deputet në Parlament që përfaqësohet me 27 vota dhe kemi deputet në Parlament që përfaqësohen me 700 vota, 800 vota apo edhe me 3 mijë vota. Ajo që dua të theksoj, është se përgjegjësia ime është shumë e madhe, pasi gjithë ai proces i djegies së mandateve dhe të bojkotimit të zgjedhjeve lokale, solli në kapjen e shtetit në mënyrë flagrante dhe në tjetërsimin e gjithë strukturave të politikës, të drejtësisë, të ekonomisë, të sigurisë edhe të diplomacies, që të jenë në një dorë të vetme, të cilat nuk dihen se nga kush kontrollohen. Dhe për të shkuar më tutje ai proces ka qenë një nga proceset më fatkeqe të demokracisë shqiptare dhe për të cilën klasa politike dhe shoqëria shqiptare, do ta vuajnë jashtëzakonisht shumë. Sepse djegia e madateve ishte një lojë shumë e rrezikshme që cënoi jo vetëm demokracinë, por mbi të gjitha solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave. Përgjegjësia e imja dhe e të gjithë kolegëve tanë sigurisht që do të vijë në të ardhmen, sepse ajo që është më e rëndësishme është se ne duhet të kuptojmë dhe duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë, për njerëzit tanë pastaj të fillojmë të ushqejmë të tjerët politikisht. Ajo çka dua të them është që sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme për ne është që t’iu japim shpresë të rinjve dhe të rejave shqiptarë.

You may also like