“LSI po përfiton nga gjaknxehtësia dhe zhgënjimi i demokratëve”, Grida Duma nxjerr prapaskenat politike dhe paralajmëron zhvillimet e reja

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi sot në rubrikën ‘Opinion’ zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 Mars. Duma tha se objektivi është që të fitohet në të 6 bashkitë, mirëpo, u shpreh se me publikimin e kandidatëve nga zoti Berisha, është e vështirë të maksimalizohet vota

“LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Ka aksionet e veta që po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha, pa diskutim. E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Si nuk kthehesh në meme.

Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani. Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi të foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë. Këtë moment të përçarë të PD dua ta konsideroj, e dua ta shoh si moment të përkohshëm krize të brendshme. Unë sot kam këtë mesazh. Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njëri-tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Si ka mundësi që nuk e kupton që X dhe Y nuk i zgjidh ndonjë punë, por priti dhe sillu mirë. Priti normal. Nuk premtohet mrekullia. Realiteti dhe mrekullia janë larg. Njerëzit e dinë këtë dhe e kanë pranuar. Kjo krizë është e përkohshme. Në momentin që do të shikoj që ata s’kanë asnjë fitim.

Kur të shohim që nga kjo s’ka asnjë fitim do të kthejmë sinorët e arsyes dhe do bëhemi bashkë. Jemi të vetmit që do e ndryshojmë Shqipërinë. PS e ka kryer misionin e vet, duhet të kishte ikur nga pushteti. A është kjo pjesë e gabimeve tona? Padiskutim që po. Të rrisësh në Kavajë me 7% më shumë se 2017 ça kërkon më? Kjo parti e ka kapacitetin dhe e ka si e tillë bashkë. Nuk është puna kush po fiton 3 apo 4. Unë mendoj që patjetër, për aq kohë sa një pjesë e demokratëve s’janë me ne, nuk do të maksimizojmë siç duhet. Në politikë po i re derës së dikujt për të marrë votën, e shkon i pari, ai votuesi i thjeshtë e mban fjalën ai politikani e gënjen 700 herë. Grupimi i foltores i ka trokitur këtyre njerëzve dhe do e mbajnë fjalën për inerci. E të shfrytëzosh moralin e brendshëm të këtyre njerëzve, është një gjë që unë s’e bëj dot”, tha Duma.

Deputetja tha se zgjedhjet lokale duhet të ishin përsëritur në të gjitha bashkitë, e jo në vetëm 6 prej tyre.

“Një pjesë e reflektimit ka nisur. Nëse do të angazhohej makineria elektorale e të gjithëve do të duhej të përsëritej e gjithë 2019. Kur ka të gjithë pushtetin lokal PS, çdo të bëjë, do të angazhohet. Pse u dhanë këto zgjedhje tani, nuk dua ta analizoj, edhe pse shqiptarët e dinë”, tha deputetja.

E pyetur se kur do i zyrtarizojë PD kandidatët e saj, Grida Duma tha:

“Ne jemi në çdo moment të prirur të shtyjmë që kjo të ndodhë një orë e më parë. Është në momentet e fundit zyrtarizmi i kandidatëve”.

You may also like